Gazmend Halilaj: Policia nën shënjestrën e mitralozëve serbë, kurse shoqatat e mbi 60 mijë veteranëve heshtin!

Aktuale

Gazmend Halilaj: Policia nën shënjestrën e mitralozëve serbë, kurse shoqatat e mbi 60 mijë veteranëve heshtin!

Nga: N.Sh. Më: 27 shtator 2021 Në ora: 11:24
Gazmend Halilaj

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, ka reaguar pas tensioneve në veriun e Kosovës, ku Serbia ngriti edhe helikopterët në ajër afër kufirit të Kosovës.

Në postimin e tij në facebook, Halilaj shprehet se Serbia po i mbështet bandat në veri të Kosovës, kurse shoqata e mbi 60 mijë veteranëve nuk mori asnjë aksion në mbështetje të policisë së Kosovës, e cila sipas tij, është nën shënjestrat e mitralozëve serbë.

Halilaj tutje shkruan se, për herë të parë Qeveria po tregon që në tërë territorin e Kosovës kush është Zot shtëpie.

Postimi i plotë:

Derisa Serbia në mbështetje të bandave në veri të Kosovës, ngriti edhe skuadrat ajrore, shoqata e mbi 60.000 veteranëve nuk mori asnjë aksion simbolik në mbështetje të policisë e cila tani e disa ditë është nën shënjestrat e mitralozve të forcave serbe.

Nejse!!!!!!!.

Me rëndësi Qeveria për herë të parë po tregon që, në tërë Kosovën tonë kush është Zot shtëpie.

Qofshin faqebardhë të gjithë ata që, në çfarëdo forme i dalin Zot këtij vendi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat