​Situata në veri: Anëtarët e KKZ-së në Zubin Potok nuk po dalin në punë

Aktuale

​Situata në veri: Anëtarët e KKZ-së në Zubin Potok nuk po dalin në punë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Djegia e Qendrës së Regjistrimit në Zubin Potok pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës, ka penguar anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në këtë komunë të dalin në punë. Kjo pasi zyrat e tyre ndodhën në ambientet e Komunës. Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë kërkuar që të bëhet zgjidhje për këto trupa zgjedhore në Zubin Potok duke u mundësuar atyre hapësirë për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

Anëtari i KQZ nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Florian Dushi tha se situata në veri ka krijuar telashe edhe për anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Zubin Potok. Prandaj ai rekomandoi që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje për këta anëtar meqenëse edhe zgjedhjet lokale të 17 tetorit janë afër.

Dushi: Duhet të gjejmë hapësira qoftë edhe me qira për KKZ-në në Zubin Potok

Jemi shumë afër zgjedhjeve dhe ne të gjithë jemi dëshmitar që Qeveria ka marr disa vendime në zbatim të atyre vendimeve, megjithatë ata që po e kundërshtojnë kanë krijuar disa rrethana të jashtëzakonshme madje për fat të keq janë atakuar edhe disa institucionet të Kosovës ndërkohë ne e morëm një informacion zyrtar që Komisioni Komunal i Zgjedhjeve përshkak të këtyre sulmeve në komunën në Zubin Potok përkatësisht të hapësirave brenda komunës, djegies së hapësirave brenda komunës ku ka vepruar edhe KKZ, pra e ka të pamundur të vazhdoj të funksionoj normalisht. Unë nuk di sa do zgjas kjo situatë atje, uroj që sa më shpejt të vihet në funksion rendi dhe ligji në atë pjesë, por megjithatë meqenëse jemi shumë afër zgjedhjeve konsideroj se si sekretariat duhet tu krijojmë kushte KKZ në Zubin Potok. Prandaj, konsideroj se është e drejtë nëse ne mendojmë që të gjejmë hapësira të tjera qoftë edhe përmes qeras në të cilat ky Komisioni apo trup zgjedhore komunale do mund të vazhdonte punën”, theksoi Dushi.

Anëtari i KQZ nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Arianti Elshani kërkoi nga Sekretariati i KQZ-së që të sanoj gjendjen në Komisioni Komunal Zgjedhor në Zubin Potok dhe më pas të vendoset se si do veprohet atje.

Elshani: Duhet të krijohet një pasqyrë e qartë se si është gjendja në KKZ-në në Zubin Potok

Besoj që sekretariati sot edhe do krijoj një pasqyrë më të qartë për të identifikuar se si është gjendja e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve dhe hapësirave që kanë pasur deri tash në përgatitje të zgjedhjeve lokale dhe pastaj të vihet me një rekomandim edhe në Këshillin për Operacione Zgjedhore në Këshillin për Buxhet kudo që është e nevojshme”, tha ai.

Ndërsa, kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj tha se sipas raportit të fundit në KKZ-në në Zubin Potok askush nuk është duke dal në punë pasi komuna është jashtë funksionit.

Ahmetaj: Anëtarët e KKZ-së në Zubin Potok nuk po dalin në punë

Sa i përket funksionalizimit të KKZ-ve nëpër komunat e posaçërisht në Zubin Potok kemi informacione se aktualisht ajo komunë nuk është funksionale dhe do na duhet t’i përdorim të gjitha mekanizmat që të ruhet funksionaliteti i zyrës. Raporte që veçse kanë ardhur sot që askush nuk është duke dal në punë si KKZ në Zubtin Potok”, shpreh ai.

Gjatë kësaj mbledhje të Komisionit Qendrore të Zgjedhje u njoftua se votuesit të cilët kanë qendër të votimit sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të transferohen për të votuar , në Fakultetin e Edukimit pasi salla “1 Tetori” është duke shërbyer si qendër e vaksinimit dhe imunizimit të popullatës.

Ahmetaj: Votuesit e “1 Tetorit” do votojnë në Fakultetin e Edukimit

“Sekretariati ka identifikuar lokacionin më të afërte të kësaj qendre të votimi dhe ka kërkuar me shkrim nga UP që të mundësohet shfrytëzimi i objekteve universitare të cilat do të transferohet qendra e numërimit në sallën ‘1 Tetori’. Më 21 shtator UP ka kthyer përgjigje KQZ-së me anë të së cilës miratohet kërkesa e KQZ për shfrytëzim të fakultetit të Edukimit e cila do shërbej në vend të sallën ‘1 Tetori”, tha ai.

Në mbledhjen e këtij institucioni, anëtari i KQZ-së nga radhët e LDK-së, Florian Dushi, theksoi domosdoshmërinë që të bëhet informimi i votuesve për këtë ndërrim të qendrës së votimit.

Edhe në këtë mbledhje të KQZ-së u ngrit çështja e pastrimit të listave votuese. Anëtarët e këtij Komisioni thanë se institucioni i KQZ-së ka punuar shumë në këtë drejtim, por pastrimi i tërësishëm është i pamundur.

Sami Kurteshi anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) thotë se duhet më shumë të bëhen fushata informuese përmes të cilave tregohet se persona e vdekur nuk janë pjesë e listave votuese.

Kurteshi: Pastrimi absolut është i pamundur

Pastrimi absolut është i pamundur sepse brenda dy ditësh mund të vdesin njerëz që nuk do regjistrohen dhe do jenë në lista por ajo nuk sqarohet”, theksoi ai.

Arianti Elshani i cili në mungesë të kryesuesit të KQZ-së ,Kreshnik Radoniqi e kryesori edhe mbledhjen e sotme tha se KQZ ka ndërmarrë të gjitha veprimet për pastrimin e listave votuese nga personat e regjistruar si të vdekur. Ai tha se realisht mund të figuroj ndonjë emër i ndonjë personi të vdekur por që faji nuk është i KQZ-së.

Elshani: KQZ ka marr masa për pastrim të listave votuese

KQZ vërtetë ka ndërmarrë masa me ato kapacitete që ka pasur në raport me ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale duke rishikuar listën e të gjithë atyre personave që janë hequr si përfitues të pensioneve edhe të atyre që janë deklaruar në komunat e tyre që kur kanë deklaruar familjarët për vdekjen e familjarëve. Të gjitha këto masa KQZ i ka marr gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti për të pastruar listën. A mund të ketë ndonjë votues që realisht është i vdekur mund të figuroj por ky nuk është faj që mund t’i atribuohet KQZ por institucioneve tjera apo komunave ARC që nuk kanë përditësuar me të dhënat reale”, theksoi ai.

Ndërsa, në këtë mbledhje u votua akreditimi edhe i 4 mijë e 672 vëzhgues, ku afati i fundit për vëzhgues të subjekteve politike dhe OJQ-ve dhe shoqërisë civile ka përfunduar sot, ndërsa OJQ ndërkombëtare por edhe mediet kanë mundësi për të aplikuar për akreditim deri më 2 tetor.

Po ashtu u miratuan edhe format zgjedhore për zgjedhjet lokale 2021, si dhe ridestinimi i buxhetit për shujta gjatë zhvillimit të trajnimeve për trajnerët në terren dhe u miratua edhe kërkesa për buxhet shtesë për furnizim me kamera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat