Asnjë ushtar serb nuk guxon ta shkel tokën e Kosovës, ja marrëveshja që ia ndalon këtë

Aktuale

Asnjë ushtar serb nuk guxon ta shkel tokën e Kosovës, ja marrëveshja që ia ndalon këtë

Nga: P.R Më: 27 shtator 2021 Në ora: 21:24
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar me luftë Kosovën.

Kur janë bërë tetë ditë që kur Qeveria Kurti vendosi reciprocitetin për targat e veturave me Serbinë, dhe dërgoi Njësinë Speciale të Policisë për ta zbatuar këtë vendim, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka kërcënuar me luftë Kosovën.

“I kam thënë Stoltenbergut, që nuk do të futemi në Kosovë nëse rrezikohet populli serb, para se të presim 24 orë për intervenim të NATO-s. Serbia nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, jo sepse ne nuk e konsiderojmë si territor tonë, por sepse sipas Marrëveshjes së Kumanovës, ne nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë”, deklaroi Vuçiq.

Por Serbia nuk guxon që të dërgojë asnjë ushtar në Kosovë që nga viti 1999. Kjo është paraparë edhe me Marrëveshjen e Kumanovës, marrëveshje kjo që njihet si kapitullim i Serbisë për Kosovën, e cila u nënshkrua ndërmjet NATOS dhe RFJ-së, më 9 qershor 1999 dhe hyri në fuqi më 11 qershor 1999.

E gazeta “Bota sot” ua sjellë detajet e plota së çfarë përmban Marrëveshja e Kumanovës, pikat në të cilën flitet për ndalimin e hyrjes së ushtrisë serbe në Kosovë.

“c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i. d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën, e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë”, thuhet ndër tjerash në Marrëveshjen e Kumanovës.

Kujtojmë se kjo marrëveshje u nënshkrua nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat