A është ‘ftohur’ me Albin Kurtin? Edi Rama tregon të vërtetën: Ja vetëm për çka nuk merremi vesh

Aktuale

A është ‘ftohur’ me Albin Kurtin? Edi Rama tregon të vërtetën: Ja vetëm për çka nuk merremi vesh

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 21:34
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i ftuar në Open tha se ai nuk i ka ‘prishur’ ndonjëherë marrëdhëniet e tij me Albin Kurtin.

Ai tha se ‘ftohja’ e tij me Kurtin është një sajesë mediatike.

Rama: Është e pakuptimtë situata në veri nga aspekti ushtarak, kurse nga ana politike i kthen në peng qytetarët të një dialogu të mbetur rrugës.

Marrëdhëniet e ftohta me Kurtin janë një sajesë mediatike, s’kam marrëdhenie të ftohta, dihet që kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur po përtej kësaj jemi në kontakt të vazhdueshëm.

Na takonte të shkonte, tema sot ishte çuarja përpara e bashkëpunimit , rivijim i marrëveshjeve.

Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s’ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat