Bekim Jashari ndez qytetarët e Skenderajt: Këto janë projektet gjigante të tij!

Aktuale

Bekim Jashari ndez qytetarët e Skenderajt: Këto janë projektet gjigante të tij!

Nga: N.Sh. Më: 28 shtator 2021 Në ora: 09:25
Bekim Jashari

Kyetari i Sekenderajt, dhe kandidati për kryetar të ardhshëm të këtij qyteti, Bekim Jashari, po merr përkrahje të madhe në këtë qytet.

Jashari ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet përkrahja e madhe, sidomos e të rinjve që po i japin në këtë fushatë zgjedhore.

Jashari, ka treguar edhe për projektet e tijë gjigante për Skenderajn.

Sipas tij, 1000 vende të reja të punës do të hapen në Parkun Industrial.

Ai do të bëjë një stadium gjigand sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s.

Tutje, ka treguar se do të bëjë edhe poligone sportive në çdo fshat, objektin multifunksional për Qendrën Rinore, Biblotekën dhe Muzeun e qytetit.

Lexoni më poshtë postimin e Bekim Jasharit:

Ndjenjë e veçantë nga mbështetja e jashtëzakonshme dhe atmosfera që vetëm të rinjtë e qytetit tonë dijnë ta bëjnë.

Për të rinjtë tonë mbi 1000 vende të reja të punës në Parkun Industrial;

Stadium gjigand sipas standardeve të FIFA-s dhe UEFA-s, me kapacitet 4500 ulëse;

Poligone Sportive në çdo fshat;

Objekt multifunksional për Qendrën Rinore, Bibliotekën dhe Muzeun e qytetit;

Grante për të rinjtë, start-up dhe biznese të reja;

Të gjitha këto dhe jo vetëm gjatë mandatit të ri, për të rinjtë, sportistët dhe artistët tonë.

Faleminderit të dashur të rinj, bashkë do të rrugëtojmë në zhvillimin e vendit tonë të ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve e martirëve të lirisë.

#idealpërskenderaj     #ideal113

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat