Familjet e të vdekurve të pavaksinuar pas 1 tetorit nuk ndihmohen nga shteti

Aktuale

Familjet e të vdekurve të pavaksinuar pas 1 tetorit nuk ndihmohen nga shteti

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar sot se ka filluar mbështetja për familjet që kanë humbur familjarin nga COVID-19.

Aplikimi për të përfituar nga kjo mbështetje do të zgjasë deri më 30 nëntor.

Por, përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria ka sqaruar se pas datës 1 tetor 2021, ata që humbin familjarin nga infektimi me COVID-19 mund të përfitojnë mbështetje nga masa 3.1, vetëm nëse familjari i vdekur ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19.

Vlen të theksohet që pas datës 1 Tetor 2021, ata që humbin familjarin nga infektimi me COVID-19 mund të përfitojnë mbështetje nga masa 3.1, vetëm nëse familjari i vdekur ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës kundër COVID-19”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat