​Presidentja Osmani akuzon Serbinë se po tenton ta destabilizojë veriun

Aktuale

​Presidentja Osmani akuzon Serbinë se po tenton ta destabilizojë veriun

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 18:08
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot gjatë një takimi me ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, se Republika e Kosovës në asnjë rast nuk ka nxitur apo krijuar tensione dhe se prezenca e forcave policore në veri është në shërbim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

Osmani ka akuzuar Serbinë e cila përmes veprimeve nxitëse po tenton ta destabilizojë veriun e vendit.

E para e shtetit ri-konfirmoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për të realizuar reforma përmbajtësore në fushën e sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillim të qëndrueshëm dhe avancim të mëtutjeshëm në procesin e integrimeve euroatlantike.

Osmani ka uruar ambasadorin Rohde për procesin zgjedhor në Gjermani, duke theksuar se Kosova është e gatshme për thellim të bashkëpunimit me institucionet gjermane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat