Gashi: Me Vettingun synohet eliminimi i ndikimit të politikës në sistemin e drejtësisë

Aktuale

Gashi: Me Vettingun synohet eliminimi i ndikimit të politikës në sistemin e drejtësisë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:36
Ilustrim

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se sot koncept-dokumenti i Vettingut është dorëzuar në qeveri.

Sipas Leotrim Gashit, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, procesi i Vettingut ka qenë një prej kërkesave themelore që Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka bërë në vazhdimësi, për shkak të mungesës së profesionalizmit dhe lidhjes së sistemit të drejtësisë me politikë.

“Ka pasur raste kur janë që janë akuzuar persona mirëpo ato aktakuza kanë qenë të mangëta dhe është ditur nga fillimi se përfundimi i atij rasti do të jetë me një aktgjykim lirues. Kemi pasur raste kur aktakuza ndaj një profili të lartë politik është hedhur akoma pa hyrë në trajtim të provave apo pa hyrë në shqyrtim gjyqësor. Pra këto synohet të eliminohen me një Vetting ku pastaj si prokurorët edhe gjyqtarët do të jenë profesionale”, ka thënë Leotrim Gashi.

Dhe po ashtu, sipas Gashit, synohet që të mos të ngritën aktakuza pa fakte, dhe në rastet kur ngritën ato aktakuza, dënimet të jenë të ashra e jo dënime me kusht e me gjobë.

Sipas tij procesi i Vettingut i kërkuar që moti normalisht që tashmë ka gjetur rrugën për t’u bërë format.

“Po shpresojmë që ky mekanizëm i filluar tashmë me koncept dhe koment të shkojë në qeveri të miratohet dhe më pas këto rekomandime e propozuara nga ana e grupit punues për Vettingun të funksionalizohen dhe të bëhen ato ndryshimet e nevojshme qoftë kushtetuese, qoftë ligjore”, është shprehur Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat