Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nicholas Giacobbe ka reaguar lidhur me takimet e zhvilluara sot në Bruksel në mes palës së Kosovës dhe asaj serbe.
Përmes një publikimi në Twitter, Giacobbe deklaroi se negociatat janë duke vazhduar ende.
“Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna mbetet. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, ka shkruar ai në Twitter.
Despite media reports, negotiations in Brussels continue. Progress has been made, but work remains. We encourage Kosovo & Serbia to continue to engage openly & seriously. https://t.co/An6lb5c5eZ
— Chargé d'Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) September 29, 2021