“Nëno moj Valon Syla qenka çmendur”/ Fahri Xharra reagon ashpër ndaj Sylës e Berat Buzhalës

Aktuale

“Nëno moj Valon Syla qenka çmendur”/ Fahri Xharra reagon ashpër ndaj Sylës e Berat Buzhalës

Nga: N.Sh Më: 29 shtator 2021 Në ora: 22:13
Fahri Xharra

Publicisti Fahri Xharra ka reaguar ashpër ndaj Berat Buzhalës dhe gazetarit Valon Syla.

Xharra përmes një postimi në Facebook, shkruan se ‘qenka çmendur Valon Syla’.

Këtë deklaratë Xharra e bëri pas Syla ka thënë se Njësia Speciale ka nejt dhe ka hangar pasteta në veri.

E me këtë nuk pajtohet Xharra i cili thotë se, Njësitë Speciale e kryen detyrën e tyre me nderë për ‘inati’ të Beratit dhe të thirrurve të tij.

Valoni është një kukëll i cili për disa Euro që ia jep Berati, është ne gjendje të bëhet palaço cirkusi i T7 -shit. Zot ruaje Kosovën nga këto mbetje të prindërve me të kaluar të dyshimtë!”, shkruan Xharra në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Nëno moj Valon Syla qenka çmendur se po flet : “Njësia Speciale veç ka nejt edhe ka hangër pashteta”

Nuk e di se ku qëndron Berat Buzhala me këta persona të çmendur që i mbushë emisionet e tij aq qesharake sa edhe që vjen të vjellësh kur i dëgjon se çka flasin.?

Si duket Berati është i porositur nga pronari i T 7 - shit, që të futë ç'orientim tek shikuesit e Kosovës e më gjerë.

Njësitë Speciale e kryen detyrën e tyre me nderë për "inat" të Beratit dhe të thirrurve të tij.

Valoni është një kukëll i cili për disa Euro që ia jep Berati, është ne gjendje të bëhet palaço cirkusi i T7 -shit.

Zot ruaje Kosovën nga këto mbetje të prindërve me të kaluar të dyshimtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat