Ndërrimi i Policisë në Jarinjë po bëhet në përcjellje edhe nga patrullimet e KFOR-it amerikan

Aktuale

Ndërrimi i Policisë në Jarinjë po bëhet në përcjellje edhe nga patrullimet e KFOR-it amerikan

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 12:04
Foto

Policia e Kosovës, e cila po qëndron në pikën kufitare në Jarinjë, pak më parë ka bërë ndërrimin e personelit.

Në pamjet e siguruara shihet se ky proces po bëhet në përcjellje edhe nga patrullimet e KFOR-it amerikan.

Ndryshe, sipas vendimit të para 11 ditëve, të gjitha automjetet me targa të Serbisë me të hyrë në Kosovë duhet t’i heqin ato dhe të pajisjen me targa të përkohshme, të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.

Pamjet:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat