Përgjigjen e dha përsëri Escobar-i/Kjo gjë nuk do t`i falet Vuçiqit sipas profesorit

Aktuale

Përgjigjen e dha përsëri Escobar-i/Kjo gjë nuk do t`i falet Vuçiqit sipas profesorit

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 17:15
Gabriel Escobar

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi konsideron se Presidentit të Serisë nuk do t`i falet demonstrimi rus në kufi me Kosovën pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes për targat në Bruksel.

“Kosova dhe Serbia pas 11 ditësh përplasje dhe konflikt në Jarijne e Bernjak nënshkruan një marrëveshje për t'i dhënë fund krizës politike midis dy vendeve. Presidenti i Serbisë u shfaq i kënaqur që arriti objektivin e tij "për t'i dhënë botës mesazhin se ai nuk rri duarkryq, nëse shteti i Kosovës ushtron sovranitet të plotë në vend". Por ne fakt ai filloi të paguaje koston e asaj që ndodhi. Nuk do t'i falet demonstrimi rus në kufi me Kosovën!”, shkroi Bytyçi në Facebook.

Ai tha se për ta parandaluar ndëshkimin dhe pagimin e kostos, Vuçiq u shfaq si qengj me lëkurë ujku në takimin me Presidenten e KE-së, Ursula von de Leyen, kur tha se ishte i përkushtuar për paqen, rrugën e integrimit evropian dhe e përcolli atë me lëvdatat si për Angela Merkel.

“Ndërkaq pranoi marrëveshjen me Albin Kurtin dhe tha se "zgjidhja ishte propozimi i tij"! Se si mund të ishte edhe propozim, edhe shtyrje e miratimit për 24 orë, kjo është një çudi më vete!”, potencon profesori.

Me këtë nënshkrim, Bytyçi thekson se Kosova fitoi reciprocitetin, d.m.th njohjen e shtetësisë.

“Këtë e deklaroi ndërmjetësi amerikan, Gabriel Escobar, por kjo shënohet edhe në marrëveshje. E vetmja pjesë e erret ishte çështja se kush do i administronte pikat kufitare dhe doganat në Jarinje e Bernjak. Përgjigjen e dha përsëri Escobar. "KFOR-i nuk do të zëvendësojë institucionet e Kosovës në ushtrimin e detyrës"! D.m.th KFOR-i do të zëvendësojë vetëm forcat speciale!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat