Kryetari i Leposaviqit beson që rruga në Jarinje do të zhbllokohet deri në ora 16:00

Aktuale

Kryetari i Leposaviqit beson që rruga në Jarinje do të zhbllokohet deri në ora 16:00

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 11:20
Zoran Todiq

Kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq para gazetarëve në Jarinje deklaroi se pret që deri në ora 16:00 të zhbllokohet rruga në atë pikë kufitare dhe të zhvillohet qarkullimi.

Zoran Todiq, kryetari i Leposaviqit, tha se po pritet që deri në ora 16:00 të zhbllokohet rruga dhe të ketë zhvillim të komunikacionit.

“Pres që deri në ora 16:00 të zhbllokohet rruga dhe të ketë zhvillim të komunikacionit në pikën kufitare në Jarinje”, tha ai.

Tutje kryetari i Leposaviqit tha se beson që marrëveshja e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë do të funksionojë.

Në Jarinje, deri më tani është liruar vetëm njëra korsi e rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat