Protestuesi serb në veri: Dikur i shihja armët opsion, sot jam për një zgjidhje tjetër

Aktuale

Protestuesi serb në veri: Dikur i shihja armët opsion, sot jam për një zgjidhje tjetër

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 21:25
Pamje nga veriu i Kosovës

Gazeta e njohur britanike "The Guardian" ka përshkruar bllokadën 12 ditore në Jarinjë, ku protestues serbë kishin ‘izoluar’ rrugët me kamionë dhe automjete të mëdha, derisa në anën tjetër, Njësia Speciale e Kosovës, po ruante rendin. Mbikëqyrja vinte edhe nga forcat e KFOR-it, me helikopterë.

“Me gjithë që skenat pranë fshatit Jarinjë mund të duken misterioze për botën, kjo për 12 ditë, ka qenë vija e parë e një përplasjeje të tensionuar mes Serbisë dhe Kosovës mbi identitetin dhe sovranitetin që ofron një kujtesë për botën më të gjerë, për tensionet e pazgjidhura në këtë rajon”, thuhet në artikullin e mediumit britanik.

"The Guardian" shkruan për Milanin, një nga protestuesit në Jarinjë, që ka deklaruar se janë të lodhur nga zhvillimet politike, të cilat po ndikojnë në intensifikimin e tensioneve politike.

“Kur isha më i ri, isha për një lloj zgjidhjeje etnike – edhe nëse armët ishin opsion. Por, meqë jam i martuar dhe baba tani, mendoj ndryshe. Unë thjesht dua një zgjidhje”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat