“Dy dekada janë kënaq hoteleve t’Brukselit, kinse për dialog”/ Befason Lajçi, për kë e ka fjalën!

Aktuale

“Dy dekada janë kënaq hoteleve t’Brukselit, kinse për dialog”/ Befason Lajçi, për kë e ka fjalën!

Nga: A.M Më: 3 tetor 2021 Në ora: 11:38
Çun Lajçi

Aktori shqiptar, Çun Lajçi i ka reaguar ashpër pas sulmit që opozita dhe disa analistë poi a bëjnë kryeministrit Kurti, pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel

Ai në një postim në Facebook u shpreh se këto akuza vijnë, pasi disa nuk janë mësuar me qenë të barabartë, se vegëzat e hajnisë i kanë përtej Ibrit!

“Tash edhe tabelat iu pengojnë: Ç'janë këto letra ngjitëse mbi simbolet! Pse KFOR-i n'kufijeë? Forca që na shliroj e na ruejti!

Ku asht finalja e dialogut? S'kanë durim me pritë edhe 6 muej, se dy dekada janë kënaq hoteleve t'Brukselit, kinse për dialog!”, shkroi Lajçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rujna Zot shqiptarit t'unët

Jetoj në nji vend ku fjala e parë asht besa e dora e shtrime!

Fjala e dytë premja n'besë e dora grusht!

Jetoj në nji vend ku vjedhja asht ma e randësishme se djersa e ballit!

Rrena asht ma e sakt se e vërteta! Dija asht mos die e bukuria shemti!

Rujna Zot!

Del dikush e bërtet: Ai asht shejtani! E dorëzoj veriun! E poshtnoj policinë! I legjitimoj komunat serbe. E ktheu Serbinë n'Kosovë!

Çfar poshtërsie!

Çfar rrenash për nji kryetaruc komune!

Del dikush e bërtet: Ajo asht shtriga që heshtë! Na çartën me Amerikën! Gazin rus e duen n'Kosovë! Veç mungon edhe urdhni: Kapni gurët ju që s'keni ba faje e ua thyeni kokat!

Po ku me i gjetë t'pa fajshmit n'vendin tim, kur urdhnuesit e djeshit janë fajtorët e sodit? Fajdexhijë! Dallaverxhijë! Interesxhijë! Xheparosha! Krymbosha e kryebosha!

S'janë mësua me iu mbetë lugu pa ujë e strajca pa taxhi!

S'janë mësua me qenë t'barabartë, se vegëzat e hajnisë i kanë përtej Ibrit!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat