Deri në 30 minuta pritje për makinat që shkojnë nga Kosova në Serbi

Aktuale

Deri në 30 minuta pritje për makinat që shkojnë nga Kosova në Serbi

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 12:12
Jarinjë

Procedurat po kryhen brenda pak minutash, në pikën kufitare në Jarinjë dhe nuk ka procedura të gjata apo të kompliuara për serbët dhe këta e kanë parë këtë vendim të drejtë. Mirëpo kështu nuk janë shprehur kosovarët, sepse makinat që kanë udhëtuar nga Kosova drejt Serbisë janë detyruar të presin së paku nga 30 minuta, sidomos automjetet e rënda.

Kurse deri pak para orës 11 edhe veturat që kanë ardhur nga Serbia, veçanërisht automjetet e rënda është dashur të presin deri në gjysmë orë sipasojë e proceduarve të kontrollit doganorë. Më herët gjatë ditës ka pasur kontrolle edhe të trupave të Eulexit dhe ka pasur vetëm një patrullim të Kforit polak.

Kurse megjithëse veturat  me targat Kosovska Mitrovica lejohen të lëvizin në komunat veriore deri në Mitrovicën e jugut, vozitësit janë parë të përdorin ngjitës, sepse me gjasë do të udhëtojnë drejt vendeve më në qendër të Kosovës.

Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e afisheve (stikerave) në targat e automjeteve të dyja vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat