​Kurti: Importet nga Serbia do të ulen edhe më tej përmes masave që do t’i marrim

Aktuale

​Kurti: Importet nga Serbia do të ulen edhe më tej përmes masave që do t’i marrim

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 13:15
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar uljen e importeve nga Serbia përmes masave të tjera që do t’i merr ekzekutivi. Ani pse nuk i bëri të ditura, kreu qeveritar në Kuvend, duke iu kundërpërgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se synim i tyre është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.

Paraprakisht, gjatë seancës plenare, deputeti Haradinaj kërkoi informacione për strategjinë e qeverisë për mbrojtjen e prodhuesve vendor dhe rritjen e importeve nga Serbia, për të cilën tha se në 6 mujorin e parë të vitit 2021 është mbi 100 milionë euro.

Hardinaj: Çfarë masa ka marrë dhe do të merr qeveria për mbrojtjen e prodhuesve vendor

Çarë masa ka marrë dhe do të merr qeveria për mbrojtjen e prodhuesve vendor duke ditur se importi nga Serbia është kërcenim për prodhuesit vendor. Pse po hiqni barrierat për këto produkte që stimulojnë importin e nga Serbia, siç është rasti i bllokave dhe po lejoni që shtëpinë tona me u ndërtu me dhe të Serbisë”, pyeti Haradinaj.

Në përgjigjen e tij, kreu qeveritar tha se në vitin 2018-të, vitin kur ishte në qeverisje Haradinaj, Kosova vetëm në 6 mujorin e parë ka importuar 212 milionë euro, 60 përqind më pak se vlera e importeve të gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Kurti: Ulja e importeve nga Serbia do të ulet edhe më tej përmes masave që do t’i marrim

Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018-të, kur nuk ka pasur lëvizje të madhe në çmimet ndërkombëtare, Kosova ka importuar fiks 212.1 milionë euro, kjo është hiç më pak se 60 përqind më shumë se vlera i importeve se në 6 mujorin e parë të këtij viti. Krahas kësaj ulje të importeve nga Serbia, që unë pajtohet se duhet të ulet më shumë dhe do të punojmë për uljen e mëtejmë përmes masave që do të marrim. Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj në 6 mujorit të parë të vitit 2018 ne kemi rritje prej 38 përqind nga Shqipëria dhe rritje prej 80 përqind të eksporteve drejtë Shqipërisë. Ky është synimi jonë afatgjatë, pra forcimi i bashkëpunimet tregtar me Shqipërinë”, tha ai.

Këto i quajti si manipulimi deputeti opozitar, duke thanë se Qeveria Kurti, kur po flet për rritje ekonomike po i merr afatet më të afërta kohore, por në importet nga Serbia nuk i pëlqen të krahasohet në vitet 2019 dhe 2020.

Haradinaj: Kur flisni për rritje ekonomike i merrni shifrat më të afërta kohore, me Serbinë po iu pëlqen ky krahasim kohor

Kur flisni për rritje ekonomike i merrni shifrat më të afërta kohore, sidomos me ato të pandemisë dhe i bëni këto krahasimet. Ndërsa në rastin konkret kur është për Serbinë nuk po iu pëlqen ky krahasim kohor, po manipuloni me të dhëna”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat