Kërkohet zhvendosja e Kishës serbe: Na mbeti si “kopili” te dera nga regjimi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq

Aktuale

Kërkohet zhvendosja e Kishës serbe: Na mbeti si “kopili” te dera nga regjimi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq

Nga: N.Sh. Më: 5 tetor 2021 Në ora: 15:22
Kisha serbe

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku thotë se kisha serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës na mbeti si ‘kopil’ te dera nga regjimi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Ai përmes një postimi në facebook, shprehet se, askund në botë nuk ka rastis me pa relikte fetare politike të ndërtohen në kampuset e universitetit.

Sipas tij, kjo kishë me kompetencat e kryetarit të ardhshëm të Prishtinës duhet të zhvendoset ose të shndërrohet nga Monument Holokausti, gjenocidi i serbëve ndaj shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Prishtinës duhet ta kuptojnë nga kandidat për Kryetar Prishtine,se si do ia bëjnë me këtë "Kishë" politike!

Sot duke shkuar në fakultet... , më ra në sy kjo "Kishë"politike serbe që na e la si "kopilin"te dera regjimi i kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Askund në botë nuk më ka rastisë që reliktet fetare dhe Kishat (politike) të ndërtohen në kampuset u universitare, përveç në këte të Prishtines.

Unë mendoj që për të mos përsëritur sikurse në Mal të Zi, historinë e keqpërdorimit të ortodoksizmit serb, e sidomos për t'u mos bë ndonjëherë "mollë sherri" dhe pretekst real i Serbisë ndaj Kosovës, kjo "kishë", (me konpetencën e Kryetarit të ardhshëm të Prishtinës) DUHET, sa më shpejt ose tē zhvendoset nga ky vend, ose të shndrrohet në MONUMENT HOLOKAUSTI (gjenocidi serb ndaj shqiptarëve), në mënyrë që të mos na "përsëritet më historia; as si farsë,e as si tragjedi"...!

Nëse, keni ndonjë ide më të mirë, urdhëroni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat