Flasin nga kryeministria, japin detaje për takimin e Kurtit me Merkel-in, Marcon-in dhe Vuçiq-in

Aktuale

Flasin nga kryeministria, japin detaje për takimin e Kurtit me Merkel-in, Marcon-in dhe Vuçiq-in

Më: 6 tetor 2021 Në ora: 19:17
Albin Kurti ne Slloveni

Në margjina të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim shumëpalësh me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e Procesit të Berlinit dhe të bashkëpunimit rajonal të qëndrueshëm në shërbim të avancimit të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen për marrëveshjet ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë.

Temë e bisedës ishin edhe liria e lëvizjes dhe njohja e diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat