“Kurti nuk është i verbër, e din çka keni bërë”, Pozhari i kundërpërgjigjet dhe ia nxjerr “të palarat” deputetit të VV-së

Aktuale

“Kurti nuk është i verbër, e din çka keni bërë”, Pozhari i kundërpërgjigjet dhe ia nxjerr “të palarat” deputetit të VV-së

Nga: A.Zh Më: 10 tetor 2021 Në ora: 12:33
Albin Kurti, Xhevdet Pozhari

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, ka akuzuar analistin Xhevdet Pozhari, se po shtiret si mbështetës i VV-së, derisa është partner në një biznes me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri Xhafer Tahirin.

Ndaj tij ka reaguar Pozhari, i cili ka pranuar se është bashkëpronar në një portal me Tahirin e LDK-së, përcjell Bota sot.

Por, ai ka hedhur akuza të rënda ndaj deputetit të VV-së, duke thënë se ka punësuar familjarët e tij në këtë qeverisje.

Sipas Pozharit, Albin Kurti e ka parë këtë gjë dhe për këtë arsye nuk ka lejuar kandidimin e Muzaqit në komunën e Vushtrrisë.

“Me aq pak pushtet, jeni tjetërsuar komplet. Keni vjedh edhe në subvencione të bujqësisë, siç është rasti i asambleistit tuaj. Po me më shumë pushtet? E, surrati juaj merret me punën time që e bëj me nder pa kërkuar kurrë asnjë ndihmë e as favor nga Qeveria”, ka shkruar analisti në një postim në Facebook.

Reagimi i tij i plotë:

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje paska shkruar një fakt që e dinë të gjithë, se unë jam bashkëpronar në portalin 24-ore.info.

Po, z. Muzaqi, unë punoj dhe jetoj nga rroga. Lëvizjen Vetëvendosje e kam përkrahur që në këtë vend të vjen ndryshimi dhe të gjithë të kenë mundësi të barabarta. Reagimi ndaj kandidatit tuaj ishte pikërisht pse ai e potencoi disa herë se do të jetë më i privilegjuar shkaku i nivelit qendror, gjë që ma rikujtoi kohën e Hashim Thaçit kur premtonte qindra miliona euro për komunat që i udhëhiqte PDK-ja. Pra, edhe në atë situatë unë e mbrojta Albinin, e kandidati juaj e sulmoi duke e barazuar me mendësinë e Thaçit.

Njëjtë sikundërse edhe kandidatit të LDK-së i thashë se nuk është korrekte që të mirat e qeverisjes t'ia atribuojë vetvetes, e të këqijat VV-së kur ka qenë pikërisht VV-ja që e ka ndihmuar të bëhet kryetar dhe keni bashkëqeverisur për tre vite 'mirë ose keq', le ta vlerësojnë qytetarët.

Por, askush nuk ka pritur që gjatë kësaj qeverisje ti ta punësosh gruan dhe bashkëpartiakë të tjerë familjarët. Përfshirë edhe kandidatin që e keni në garë i cili e ka punësuar vëllain.

Kjo është arsyeja kryesore se pse ju, z. Muzaqi nuk jeni kandidat sot, por është përzgjedhur dikush tjetër. Albin Kurti nuk është i verbër që mos ta sheh se çfarë keni bë në Vushtrri. Me aq pak pushtet, jeni tjetërsuar komplet. Keni vjedh edhe në subvencione të bujqësisë, siç është rasti i asambleistit tuaj. Po me më shumë pushtet?

E, surrati juaj merret me punën time që e bëj me nder pa kërkuar kurrë asnjë ndihmë e as favor nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat