“Vallahi me shpi ka me u ditë”, Nura komenton deklaratën e Bekim Haxhiut

Aktuale

“Vallahi me shpi ka me u ditë”, Nura komenton deklaratën e Bekim Haxhiut

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 22:28
Fadil Nura

Kandidati për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK’së, Fadil Nura, ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij, Bekim Haxhiu, i cili është radhitur në këto zgjedhje karshi kundërkandidatit të Nurës, Bekim Jasharit.

Nura në emisionin ‘Pressing’ tha se nuk i bën përshtypje se kë e përkrah deputeti i PDK’së në këto zgjedhje, veçse e sheh të gabueshme, siç thotë ai, cenimin e drejtës së votës.

“Mu m’pengon me e kërcënu të drejtën e me ia cënu të drejtën se kush kë ta votojë. Ajo është vendim i tij, mua nuk më bën absolutisht nuk më bën përshtypje se z. Haxhiu kë e ndihmon e kë s’e ndihmon”, ka theksuar kandidati i PDK’së për kryetar të Skenderajt.

I njëjti dje konfirmoi se kanë dërguar ankesë në Policinë e Kosovës dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa rreth një deklarate të deputetit Bekim Haxhiu të bërë në një tubim zgjedhor në përkrahje të Bekim Jasharit.

Haxhiu, në një video të publikuar nga mediet, i cili dëgjohet duke thënë se do të dihet saktë se kush për kënd ka votuar dhe kënd e ka përkrahur në këto zgjedhje lokale.

“Ju thashë në katund temin, e po ju them edhe juve këtu. Këto zgjedhje kanë me u mbajt mend edhe në histori. Kanë me u regjistru edhe në KQZ. Me katund, me bashkësi lokale, kush me kënd u kanë. Vallahi me shpi ka me u ditë. Kush u kanë me Jasharët, me Bekim Jasharin e kush kundër tyre u kanë”, dëgjohet duke thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat