​Sveçla: Kemi qenë të përgatitur që edhe fizikisht të largojmë barrikadat në veri

Aktuale

​Sveçla: Kemi qenë të përgatitur që edhe fizikisht të largojmë barrikadat në veri

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 08:13
Komisioni për Çështje të Sigurisë

(E plotësuar 14:30) - Me kërkimfalje nga ana e nënkryetarit të komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, Enver Dugolli, ka nisur raportimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorit të Policisë, Samedin Mehmeti, të cilët ishin përzënë nga kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, pas tensionit që pati mes tyre.

Me këtë rast, Sveçla para deputetëve të pushtetit deklaroi se kanë qenë të përgatitur logjistikisht që edhe fizikisht të largojnë barrikadat në veri të vendit, të cilat ishin vendosur nga serbët ekstremistë për të kundërshtuar vendimin për reciprocitetin në targa.

Duke shprehur keqardhje për situatën e krijuar më parë ministri Sveçla, tha se nuk mund të jetë pjesë e lojërave dhe fushatave të ndryshme.

Ndërkohë që tha se kishte pasur të raportonte edhe për punën e ministrisë që e udhëheq, ai u ndal vetëm tek vendimi për vendosjen e reciprocitetit në targa me Serbinë, për çka tha se si rezultat i kësaj Serbia pranoi reciprocitetin e plotë në lëvizjen e qytetarëve.

Sveçla: Kemi qenë të përgatitur që edhe fizikisht të largojmë barrikadat në veri

“Unë publikisht deklaroj për herë të parë që ne kemi qenë të përgatitur logjistikisht që edhe fizikisht të largojmë barrikadat e vendosura në të dy rrugët. Ka qenë çështje e vlerësimit operacional nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e vlerësimit politik nga MPB dhe kryeministri që të zgjidhet rruga më e mirë e mundshme që barrikadat të largohen në mënyrë që vendimi i Qeverisë së Kosovës të plotësohet në plotni. Nuk ka pasur asnjë ngërç logjistik sa i përket këtij operacioni”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme foli edhe për bashkëpunimin me aleatët, të cilët siç tha ai, kishin qenë të njoftuar për vendimin e qeverisë.

Ai theksoi se vazhdojnë të kenë bashkëpunim të mirë me të gjithë akterët e sigurisë në Kosovë. Ndërkohë që shtoi se është arritje më vete që Serbia pranoi reciprocitetin e plotë sa i përket lëvizjes së qytetarëve.

Sveçla: Serbia pranoi reciprocitetin e plotë në lëvizjen e qytetarëve

“Ishte mjaft shqetësuese prania e artilerisë së rëndë serbe dhe koncentrimi i tyre në afërsi të kufirit me Kosovën, edhe më shqetësuese ishte prania e ambasadorit rus në Beograd dhe atashehut rus policor në vendin e artilerisë serbe, e që përçonte mesazhe të agresionit ndaj Kosovës. Po ashtu, ishte pak shqetësuese edhe fluturimi i helikopterëve serbë afër territorit... 6’ Ajo në këtë rast nuk i arriti qëllimet e saj dhe u zmbraps në raport me vendimet e Republikës së Kosovës... 8:00 Ngjarjet u zhvilluan në atë mënyrë që vendimi jonë i datës 20 shtator solli edhe rezultatin e rëndësishëm në tavolinën e dialogut në Bruksel dhe tashmë Serbia ishte pajtuar për reciprocitet të plotë me Serbinë për sa i përket lëvizjes së automjeteve”, tha ai.

Edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti foli për situatën në veri dhe gjithë ecurinë e punëve prej momentit të vendosjes së reciprocitetit me targa me Serbinë. Ndërkohë tha se nuk ka marrë informacione për probleme logjistike nga policët e Njësisë Speciale në veri të vendit.

Ai tha se situata në veri është e qetë dhe se Policia e Kosovës është garantuese atje.

Mehmeti mohoi që pjesëtarët e Njësisë Speciale kanë qenë të bllokuar nga serbët në veri, teksa shtoi se qarkullimi nuk është ndalur për asnjë moment.

Mehmeti: Për asnjë moment të vetëm nuk kemi qenë të ngujuar

“Është mirë që opinioni publik me e ditë që ne në ansjë moment nuk kemi qenë të ngujuar. Automjetet tona kanë qenë të bllokuara. Është mirë me e pa renditjen e automjeteve, nëse e shikoni kjo është pika në Jarinjë, ndërsa policia e Kosovës ka qenë e vendosur në dy pika. Ashtu qysh ne kemi qenë të barrikaduar në dy pika, ashtu kanë qenë edhe protestuesit nga Policia e Kosovës. Nëse dikush ka menduar që qarkullimi jonë aty është bërë për çështje humanitare, nuk është bërë për atë... 31:30 Derivatet dhe mjetet e tjera që kanë qenë të nevojshme kanë qarkulluar përmes rrugëve alternative ose përmes qarkullimit nëpër kamionë. Qarkulli nuk ëhstë ndërprerë për asnjë moment”, tha ai.

Mehmeti foli edhe për komunikimin ndërmjet policëve, për çka tha se për shkak të terrenit malor radiolidhjet nuk funksionojnë çdo herë. E sa i përket ushqimit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës gjatë qëndrimit në veri të vendit në kohën kur po mbanin nën kontroll situatën në veri të vendit, Mehmeti tha se janë siguruar që një vakt të jetë i nxehtë dhe një i ftohtë, duke u mundësuar atyre të marrin të gjitha kaloritë e nevojshme.

Kryetari i Komisionit, Enver Dugolli tha se është lajm i mirë që situata në veri nuk ka dalë jashtë kontrollit.

Dugolli: Është lajm i mirë që nuk pati të lënduar në veri

“Ndjehem shumë mirë që gjatë gjithë këtij aksioni nuk ka pasur të lënduar dhe nuk ka pasur dëme njerëzore, sepse ne jemi mësuar në të kaluarën që të marrim jo fort lajme të mira. I përgëzoj Policinë e Kosovës dhe institucionet në preventivën që kanë marrë gjatë zbatimit të këtij vendimi. Pyetjen që e kisha është sa i përket koordinimit me NATO-n, KFOR-in, sepse qarkullonin informata që shkaktonin huti... 24:58 Sa jeni të kënaqur me mbështetjen logjistike”, tha Dugolli.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bëri të ditur se deri më sot, sipas raporteve zyrtare janë lëshuar mbi 17 mijë etiketa ngjitëse, ku nga pikat kufitare janë lëshuar rreth 13 mijë dhe në Qendra të regjistrimit të automjeteve mbi 4 mijë të tilla, të cilat mbulojnë të gjitha simbolikat shtetërore të targave të Serbisë.

​Drejtori i Policisë nuk pranon të përgjigjet për Dhomat e Specializuara

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka refuzuar të përgjigjet sot në pyetjen e deputetëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje lidhur me Gjykatën Speciale.

Ishte deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila pyeti Mehmetin nëse Policia e Kosovës është e gatshme t’iu përgjigjet Dhomave të Specializuara për kërkesat për mbrojtje në liri të personave të akuzuar.

Selimi-Mehmetit: A jeni të gatshëm t’u përgjigjeni kërkesave të Dhomave të Specializuara

“Mos të më merret se po e shfrytëzoj rastin pse jam unë këtu dhe e kam personin atje dhe po bëj pyetje por vlen të dihet dhe ne si komision ta dimë se a jeni të gatshëm t’iu përgjigjeni kërkesave të Dhomave të Specializuara për mbrojtjen në liri të personave të akuzuar atje”, tha ajo.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti nuk pranoi të përgjigjet në pyetjen për Gjykatën Speciale, madje as pas insistimit të deputetes Mehmeti Selimi se çfarë kushte ofron për mbrojtjen në liri të personave të akuzuar nga Specialja.

Mehmeti: Nuk mund të përgjigjem për Dhomat e Specializuara, pyetni ata

“Besoj që opinioni publik tashmë e din që neve na u janë bërë kërkesa nga avokatët mbrojtës dhe ne i kemi adresuar kërkesat nga avokatët mbrojtës. Ndërsa pyetjet rreth Dhomave të Specializuara kisha pasur dëshirë që të na kurseni neve dhe t’ua bëni dhomave të specializuara… Unë u përgjigja që avokatët mbrojtës kanë bërë kërkesa për kushtet për lirim me kusht. Ne i kemi dërgu kapacitetin, aftësinë tonë dhe mundësinë tonë për me siguru lirim me kusht. Ndërsa sa i përket çështjes rreth Dhomave të Specializuara kisha pas dëshirë me na kursy që atë pyetje me ua bë Dhomave të Specializuara dhe jo neve, për shkak se nuk mund të përgjigjemi në këtë pyetje, me keqardhje”, tha ai.

Sveçla sqarohet pas insistimit për të raportuar së bashku me drejtorin e Policisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është sqaruar pas insistimit të tij për të raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes së bashku me drejtorin e Policisë, Samedin Mehmeti.

Sveçla tha se për çështje të rëndësishme ka dëshirë të marrë me vete të gjithë institucionet pjesëmarrëse.

“Ne me kënaqësi kemi pranuar ftesën për takim për të raportua për gjendjen e fundit. Kur unë ftohem të raportoj për një çështje unë marr ekipin tim me vete. Nuk jam unë individ i vetëm as zyrtar jam një përfaqësues i një institucioni ekstrem të rëndësishëm për Kosovën por tema është e rëndësishme prandaj unë marr secilin zyrtar brenda ministrisë. Absolutisht duke përfshirë edhe drejtorin e Policisë. Jo vetëm drejtorin por e cilësoj ekip edhe të gjithë drejtorët e Agjencisë për Regjistrim Civil edhe Agjencisë së forenzikës por edhe të tjerë”, tha ai.

Drejtori i Policisë për Specialen: Kemi dërguar kapacitetet dhe aftësinë tonë për të siguruar mbrojtje ndaj të akuzuarve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se kanë dërguar kapacitetet dhe aftësinë e tyre për të siguruar liri me kusht ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë duke u mbajtur në Hagë.

Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se të gjitha pyetjet tjera duhet t’i bëhen Dhomave të Specializuara pasi ai nuk mund të përgjigjet.

“Besoj që opinioni publik tashmë e din që neve na u janë bërë kërkesa nga avokatët mbrojtës dhe ne i kemi adresuar kërkesat nga avokatët mbrojtës. Pyetjet rreth Dhomave të Specializuara kisha pasur dëshirë që të na kurseni neve dhe tua bëni Dhomave të Specializuara”.

“Unë u përgjigja që avokatët mbrojtës kanë bërë kërkesa për kushtet për lirim me kusht. Ne i kemi dërguar kapacitetin dhe aftësinë tonë dhe mundësinë tonë për të siguruar lirim me kusht ndërsa sa i përket Dhomave të Specializuara kisha pas dëshirë të na kurseni – pasi nuk mund të përgjigjem në këtë pyetje”, tha Mehmeti.

Sveçla: Kishim koordinim të shkëlqyer për operacionin në veri, deri sot janë lëshuar mbi 17 mijë stikersa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka raportuar në Komisionin për ër Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me situatën që ishte në veri të vendit, pas vendosjes së masës së reciprocitetit.

Sveçla shtoi se lidhur me operacionin në veri pati koordinim të brendshëm.

“Koordinimi ynë i brendshëm ishte i shkëlqyer, falënderoj policinë për profesionalizmin dhe punën e tyre të palodhshme. Ngjarjet u zhvilluan në atë mënyrë që vendimi ynë i datës 20 shtator solli edhe marrëveshjen e Brukselit, ku tashmë Serbia ishte pajtuar për reciprocitet”, ka thënë Sveçla.

Ai bëri të ditur se marrëveshja e arritur në Bruksel është duke u zbatuar dhe se deri më sot janë lëshuar 17 mijë stikersa.

“Deri më sot janë lëshuar mbi 17 mijë stikersa, në pikat kufitare rreth 13 mijë dhe në qendrat e regjistrimit të automjeteve mbi 4 mijë stikersa të cilat mbulojnë të gjitha simbolikat shtetërore të targave të Serbisë”, tha ministri Sveçla.

Ministri shoti se deri më datën 21 tetor kur edhe pritet të mbahet një takim në Bruksel do të jenë të gatshëm të përgatitin një zgjidhje të përhershme për lëvizjen e lirë.

“Deri më 21 tetor do të jemi gatshëm për të përgatitur për të gjetur një zgjidhje të përhershme lidhur me lëvizjen mes qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, tha Sveçla.

***

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë përfundoi ende pa filluar mirë, tensione e konfliktet verbale pati qysh në fillim të diskutimit.

E krejt kjo ka rrjedhë si pasojë pasi që ministri Xhelal Sveçla kishte ardhur në raportim së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti.

Për ketë kryetari i Komisionit Bekë Berisha, i ka kërkuar ministrit që të largohet nga Komisioni, derisa ka thënë se e ka bërë “faqen e zezë”.

“Mos më shit mend”, i ka thënë Berisha, ministrit.

“Drejtorin edhe juve ju kom thirr ndaras, unë kam kërkuar me kanë ndaras. Jeni mësuar me bërë lojëra, ku e ke ti problemin ministër”.

“Unë ja caktoj kënd me thirr ë kë jo, s’keni nevojë me ardhur hiç ecni. Mos më shit mend këtu”.

Ministri, i’u është drejtuar kryetarit Berishës, se ku është problemi që ai të raportojë së bashku me drejtorin Mehmeti.

“Samedin Mehmeti është drejtor i Agjensicë dhe unë jam me ekipin tim. Unë skam problemi, ku e ki ti problemin”.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i ka thënë kryetarit Berisha se nuk e ka ndërmend të takohen ndaras.

Deputeti, i VV-së, Bujar Dugolli tha se Berisha ka ardhur në mbledhje për të bërë shou politik.

Edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçiça, iu është bashkangjitur kryetarit të Komisionit Bekë Berisha, pasi që edhe ai tha se ministri e drejtori janë ftuar ndaras.

Njëjte kanë vepruar edhe deputetët e VV-së pasi që kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit.

Kryetari i Komisionit, Bekë Berisha ka thënë se Qeveria është duke e shitur vendin.

Fatmir Humolli, i vetmi deputet i VV-së që nuk ka e ka lëshuar mbledhjen e Komisionit, tha se duhet të respektohen institucionet.

Ai madje i ka quajtur propaganda zërat se VV-ja është kundër Amerikës.

“Jam shumë i sigurt se qeveria është e zgjedhur prej Kuvendit, kryeministri është i Kosovës, dhe duhet me i respektuar institucionet”.

“Tu u thirrur në emër të Amerikës popullin tonë janë t’u e kthyer kundër Amerikës”.

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçiça tha se ministri Sveçla ka pasur frikë të raportojë i vetëm.

“Ministri nuk deshi me raportuar, ai nuk mundet mu përcaktuar kushtet, veç e ka pasur ftesën dhe vet e ka pasur drejtori i Policisë dhe e dimë që është frikësuar për shkak veprimeve në veri”.

Përderisa kryetari Berisha tha se ka pasur pyetje për ministrin, e që sipas tij, ai nuk do të guxonte të përgjigjej.

“Kjo mbledhje është thirrur për situatën në veri. Unë kam pyetje për ministrin që nuk guxon me u përgjigj. Fatmir po i lexoj pyetjet, pse me barazuar Njësinë Speciale me strukturat e Serbisë?”.

“A e din që zëvendësimi i policisë me KFOR-it është kthim i rezolutës 1244. Pranimi i targave KM është hapi i parë drejt Zajednicës. Kom pas plot pyetje edhe për drejtorin e Policisë”, ka thënë ai.

***

 

Ka dështuar raportimi i ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Svecla dhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti të cilët kishin për ta raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë.

E gjithë kjo erdhi meqë kryetari i Komisionit, Bekë Berisha ka kundërshtuar ashpër shoqërimin e ministrit Sveçla nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, pasi sipas tij të dy janë thirrur për të raportuar ndaras para deputetëve.

"Pse keni ardhë bashkë, unë iu kam ftuar që të vini ndaras", tha ai.

Ai ka kërkuar nga Sveçla që të largohet nga kjo mbledhje, pasi ky i fundit tha se ka ardhur të raportojë bashkë me ekipin e tij.

“Mos më shit mend këtu”, i tha Berisha ministrit Sveçla.

Pas kësaj u larguan edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa kryetari Bekë Berisha i bëri të ditura para mediave pyetjet që kishte pasur t'ia parashtronte ministrit Sveçla.

Ata e akuzuan Berishën se po bën show medial për shkak të fushatës.

​Xhelal Sveçla dhe drejtori i policisë raportojnë në Komisionin për Siguri

Sot do të mblidhet Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla do të raportojë këtë të martë para deputetëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Në këtë komision që do të mblidhet në ora 10:00.

Në raportim do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat