Lirimi i parakohshëm i krerëve të UÇK nga Haga, Faton Klinaku i reagon Qeverisë

Aktuale

Lirimi i parakohshëm i krerëve të UÇK nga Haga, Faton Klinaku i reagon Qeverisë

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 15:14
Thaçi dhe të tjerët në Hagë; foto ilustrim nga "Bota sot"

Tash e një vit ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po mbahen në paraburgim në gjykatën Speciale në Hagë.

Disa herë avokatët mbrojtës të ish presidentit Hashim Thaçi, ish kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ish kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi, ish gjeneralit të luftës Rexhep Selimi, avokat e Nasim Haradinaj, e Hysni Gucati kanë kërkaur lirmin me kusht derisa të nis procesi gjyqësor.

Por tashmë ka filluar një proces gjyqësor kundër Nasim Haradinaj e Hysni Gucatit.

Përderisa nuk kanë nisur ende seancat gjyqësore kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit sërish po kërkohet që ata të mbrohen në liri dhe të lirohen nga qendra e mbajtjes në paraburgim.

Gjykata e Hagës së fundmi ka kërkuar një plan të detajuar nga policia e Kosovës nëse ky institucion i sigurisë ka kapacitete profesionale për të siguruar mbrojtjen në liri për ish krerët e UÇK në rast se gjykata vendos për lirimin e parakohshëm të tyre.

Gazeta ka kontaktuar me Faton Klinakun sekretar i OVL UÇK i cili ka krituar qeverinë aktuale dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë, të cilët sipas tij tashmë është dashur qysh moti të granatojnë me të gjitha kapacitetet për lirimin e përkohshëm të Thacit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Dikur thonin se lirimi i parakohshëm deri në procesin gjyqësor nuk mund të garantohet, Shikojeni mirë ligjin për dhomat e specializuara që është votuar në Kuvend, ku aty decitivisht thuhet se palët kanë të drejtë të lirohen në shtëpitë e tyre deri në fillimin e procesit gjyqësor”, ka thënë Klinaku.

Sipas tij, të akzuaurit mund të mbrohen në një shtet të tretë vetëm nëse kjo është dëshirë dhe në vullnetin e krerëve të UÇK që po mbahen në Hagë.

As në xhungëll as në komuniziëm nuk ndodh një gjë e tillë që njerëzit të mbahen tash e një vit në paraburgim. Qeveria e Kosovës por edhe policia është dashur qysh moti të garantojnë mbrojtjen në liri për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin”, ka thënë ndër të tjera Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkohë drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës Samedin Mehmedi gjatë një raporti që ka bërë të martën në komisionin për Siguri në Kuvendin e Kosovës, nuk ka dashur të jap shumë detaje nëse policia e Kosovës do të zbatoj në plotni urdhëresën e lëshuar nga një gjykatës në Hagë që brenda dy javësh të detajohet një plan nëse policia e Kosovës ka kapaciteti për mbrojtjen e Thacit dhe te tjerëve në rast se gjykata vendos t`i liroj ata përkohësisht.

Akutualisht në Gjykatën në hagë ka fillaur procesi gjyqësor kundër salih Mustafës i njohur ne emrin e luftës si komandat “Cali”. ndaj tij kanë dëshmuar deri tani katër dëshmitar të prokurorisë.

Gjykimi ka filluar edhe ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nën akuzat se me publikimn e dosjeve kohë më parë kanë penguar punën e gjykatës dhe minimizimin e rolit të saj.

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit ende nuk dihet se kur do të ndodh edhe pse avokatët mbrojtës kanë kërkuar data e vite të ndryshme se kur mund të ndodh një gjë e tillë

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat