Mban tri pozita pune, pronar aksionesh, Drejtori i Policisë deklarohet gjysëm milioner

Aktuale

Mban tri pozita pune, pronar aksionesh, Drejtori i Policisë deklarohet gjysëm milioner

Nga: H.O. Më: 12 tetor 2021 Në ora: 16:28
Samedin Mehmeti

Samedin Mehmeti është emëruar Drejtor i Policisë së Kosovës që nga janari i këtij viti. Ai ka deklaruar se mban edhe dy pozita tjera me kontratë, mësimdhënës në Akademinë për Siguri Publike dhe Anëtar i Këshillit Kombëtar për Njohje të Diplomave të Huaja.

Mehmeti ka deklaruar se posedon pasuri të paluajtshme në vlerën 378 mijë euro, duke përfshirë tri shtëpi dhe tokë.

Ai ka deklaruar se posedon edhe një veturë Mercedes në vlerën 4 mijë euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Ai është edhe bashkëpronar në firmën ‘3S’ shpk, me 50% aksione në vlerën 7.500 euro.

Ndërsa të kursyera ai ka deklaruar rreth 100 mijë euro, në emër të tij.

Të hyrat vjetore të tij janë rreth 30 mijë euro./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat