Kryetari Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Italisë

Aktuale

Kryetari Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Italisë

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 13:52
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në një takim njohës ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Me këtë rast, kryetari Konjufca e përgëzoi ambasadorin De Riu për detyrën e re dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen koherente e të gjithanshme të Republikës së Italisë ndaj shtetit tonë, duke nënvizuar njëherësh edhe rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejmë bilateral.

Po ashtu kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin italian rreth angazhimeve të Kuvendit për miratimin e ligjeve dhe harmonizimin e tyre me ato të BE-së.

Duke i vlerësuar si të shkëlqyeshme marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, ambasadori De Riu e falënderoi kryetarin Konjufca për mikpritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat