Pozhari publikon mesazhin me sharje kundër Kurtit dhe Sveçlës: E shkroi dikush nga kabineti i Vuçiqit ose ...

Aktuale

Pozhari publikon mesazhin me sharje kundër Kurtit dhe Sveçlës: E shkroi dikush nga kabineti i Vuçiqit ose ...

Nga: A.Zh Më: 13 tetor 2021 Në ora: 18:30
Xhevdet Pozhari

Analisti i çështjeve politike Xhevdet Pozhari, ka publikuar një mesazh, që ka pranuar në Facebook, nga një qytetar, që ka sharë kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçlën.

Pozhari ka thënë se personi në fjalë ka përdorur profil fake dhe mund të jetë dikush nga kabineti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, përcjell Bota sot.

“Ky garant është naj kriminel me profil fake që e kërkon policia ose naj kush prej kabinetit të Vuçiqit që ka shkru shqip me Google translate!”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.

Ai më pas ka treguar se personit në fjalë i është kundërpërgjigjur.

“Ju përgjigja për të gjithë. E respektova edhe gjuhën e komuniteteve jo shumicë me qëllim të respektimit të standardeve të BE-së”, ka shkruar ai./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat