Policia e Kosovës në veri/ Liri Loshi çuditet me logjikën e ish-komandantëve të UÇK-së

Aktuale

Policia e Kosovës në veri/ Liri Loshi çuditet me logjikën e ish-komandantëve të UÇK-së

Nga: N.Sh Më: 13 tetor 2021 Në ora: 18:31
Liri Loshi

Ish-mjeku i UÇK-së dhe publicisti Liri Loshi, po çuditet me logjikën nihiliste të ish-komandantëve të UÇK-së.

Loshi përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj Ramush Haradinajt, Bekë Berishës dhe Fatmir Limajt, për Policinë e Kosovës.

Ai thotë se Policia e Kosovës po dilka edhe në veri, madje në koordinim me KFOR-in.

Sipas tij, KFOR është në veri për të ndihmuar Kosovën.

Postimi i plotë:

Do me thënë policia e Kosovës po dilka në Veri prapë, madje në koordinim me KFOR-in. A ju shokët tanë komandanta, Ramush, Bekë e Fatmir? A ju shokët tanë analista? Pra, ashtu siç kam shkruar më parë, policia e Kosovës do të veprojë në Veri sikurse gjithkund tjetër në Republikën e Kosovës saherë të ketë nevojë.

KFOR-i nuk është aty për ta paralizuar shtetin e Kosovës, por për ta ndihmuar atë. Në bazë të cilës rezolutë kjo hiç s’ka rëndësi. Por sinqerisht, me çuditë logjika nihiliste e ish komandantëve të UÇK-së. Kjo tregon se nuk kanë qenë sa duhet komandanta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat