Edhe mediat ndërkombëtare shkruajnë për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri

Aktuale

Edhe mediat ndërkombëtare shkruajnë për aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 21:44
Aksioni në veri

Policia e Kosovës ka realizuar një aksion në disa qytete të ndryshme në vazhdën e luftës kundër kontrabandës dhe korrupsionit.

Në veri të vendit, serbët kanë kundërshtuar veprimin e policisë duke i sulmuar dhe me këtë rast janë lënduar tetë persona.

Sulmi ndaj autoriteteve policore, gazetarëve dhe disa qytetarëve është pasqyruar gjerësisht në disa ndërkombëtare.

“Një serb u qëllua dhe gjashtë policë u plagosën të mërkurën kur policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë një turmë që u bë armiqësore pas aksionit policit kundër krimit të organizuar”, shkruan Reuters.

“‘Kufiri i kaosit’: Përplasjet mes policisë së Kosovës dhe serbëve etnikë gjatë bastisjeve të kontrabandës”, shkruan Euroneës.

Media gjermane Kronenzeitung raporton se “Policia kosovare përdori gaz lotsjellës në një operacion kundër kontrabandistëve, sipas informacioneve nga qarqet policore dhe spitalet. Serbët hodhën gurë ndaj oficerëve të policisë. Sipas policisë, tetë persona u arrestuan”.

“Qytetarët e pjesës veriore të Mitrovicës sulmuan dhe gjuajtën me gurë oficerët e policisë, pas së cilës anëtarët e njësisë ndërhyrëse përdorën gaz lotsjellës; gjashtë policë u plagosën në aksionin kundër kontrabandës”, ka raportuar Al Jazeera Balkan.

Mediumi francez 20 minutes raporton se “Oficerët e policisë kosovare dhe civilët serbë u plagosën të mërkurën në veri të Kosovës në përleshjet pas operacioneve kundër kontrabandës nga policia kosovare që gjuajtën gaz lotsjellës”.

AFP ka shkruar se “Disa policë të Kosovës dhe civilë serbë etnikë u plagosën të mërkurën në përleshjet që shpërthyen gjatë bastisjeve që synonin kontrabandistët e mallrave me origjinë serbe në veriun e tensionuar të Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat