Sheholli: Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria po shtrihen edhe në veri

Aktuale

Sheholli: Ligjshmëria dhe kushtetutshmëria po shtrihen edhe në veri

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 00:18
Pamje nga veriu

Analisti dhe drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka thënë se Serbia po mundohet të gjëra që nuk përkojnë me realitetin, dhe se ligjshmëria dhe kushtetutshmëria po shtrihen edhe në veri

Ajo që sot ka ndodh, Serbia në formë vetanake dhe kontinuele është ka mundohet që vazhdimisht të sjellë përmes deklaratave konfuze gjerat që nuk përkojnë me realitetin.

Ky aksion i sotit që është zhvilluar pos tjerash në veri të Mitrovicës, është zhvilluar edhe në Pejë, Prishtinë, e disa vende tjera, është aksion që është bërë për një vit e më shumë prej Policisë së Kosovës, dhe tash ne mund të themi se është bërë për efekt elektoral, dhe deshëm aspo nuk deshëm kjo do të ketë efekt elektoral, për arsye se i kemi edhe tre ditë para zgjedhjeve lokale”

“Por sidoqoftë lidhshmëria, dhe kushtetutshmëria po shtrihet ngadalë edhe në pjesët e veriut, dhe unë besoj që Kurti e ka koordinuar këtë çështje me ministrin e punëve të brendshme, dhe me faktorin ndërkombëtar”, tha Sheholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat