Aty ku u përplasën me Policinë e Kosovës, serbët në veri shkruajnë grafite

Aktuale

Aty ku u përplasën me Policinë e Kosovës, serbët në veri shkruajnë grafite

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 16:26
Serbët në veri shkruajnë grafite

Një ditë pas aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, serbët atje kanë shkruar grafite në rrugë.

Në Mitrovicën e Veriut, në vendin ku ndodhi përplasja mes policisë dhe huliganëve serbë është shkruar “Jemi të gjithë me Srecko Sofronijeviq”.

Sofronijeviq është serbi që u raportua se mbeti i plagosur dje gjatë incidenteve në pjesën veriore të Kosovës.

Ndërkohë, të plagosur nga mjetet shpërthyese mbeten edhe 10 policë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat