Komandanti i ri i KFOR-it thotë se mbeten të përkushtuar për paqe e stabilitet në Kosovë

Aktuale

Komandanti i ri i KFOR-it thotë se mbeten të përkushtuar për paqe e stabilitet në Kosovë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 07:02
​Ferenc Kajari është komandanti i ri i KFOR-it

(E plotësuar 13:08) - Komandanti i ri i KFOR-it, Ferenc Kajari, me të marrë detyrën tha se do të bëjë më të mirën e mundshme gjatë mandatit të tij.

Ai në ceremoninë ku e pranoi detyrën nga ish-komandanti i kësaj force, Franco Federici, deklaroi se paraardhësi i tij ka bërë punë të shkëlqyeshme.

“Dua të falënderoj komandantin Franco Federici për punën e shkëlqyeshme që ka bërë, veçanërisht për përkrahjen e përkushtuar dhe shoqërinë gjatë përgatitjeve të mia vitin e kaluar, faleminderit shumë”.

Kajari ka deklaruar se do të ruajë paqen dhe stabilitetin në Kosovë.

“Unë zotohem të ndjek të kaluarën që paraardhësit e mi e ndoqën gjatë viteve të fundit. Unë e konsideroj si detyrë që KFOR-i të kalojë në këtë rrugë për të ruajtur besueshmërinë e tij në përmbushjen e misionit dhe për të qëndruar i përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Kosovë”.

​Ferenc Kajari është komandanti i ri i KFOR-it

Gjeneral Majori i Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari tani do të jetë komandanti i ri i KOFR-it.

Ndërrimi i komandës u bë sot në një ceremoni që u mbajt tek shtabi i KFOR-it në Prishtinë, ora 11:00.

Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, ia dorëzoi Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.

Image

***

Ka nisur ceremonia e ndërrimit të komandës mes KFOR XXV dhe KFOR XXVI.

Gjeneral Federici i dorëzon Komandën e KFOR-it gjeneral Ferenc Kajari

Misioni ushtarak i Aleancës veri atlantike në Kosovë (KFOR) organizon sot ceremoninë e ndërrimit të komandës mes KFOR XXV dhe KFOR XXVI.

Admirali Robert P. Burke, Komandant i Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, do të kryesojë ngjarjen.

Më ketë rast Gjeneral Majori i Ushtrisë Italiane, Franco Federici, do t'i dorëzojë Komandën e KFOR -it Gjeneral Majorit të Ushtrisë Hungareze, Ferenc Kajari.

Gjatë ceremonisë do të jetë e mundur të bëhen video dhe fotografi nga një zonë e dedikuar; një mundësi për media është planifikuar në fund të ceremonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat