Qortoi Kosovën për aksionin në veri, kabineti i Osmanit i përgjigjet shefit të UNMIK-ut

Aktuale

Qortoi Kosovën për aksionin në veri, kabineti i Osmanit i përgjigjet shefit të UNMIK-ut

Nga: A.Zh Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:10
Blerim Vela dhe Vjosa Osmani

Shefi i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, i ka reaguar shefit të UNMIK-ut në Kosovë Zahir Tanin, i cili ka kritikuar institucionet e Kosovës për dërgimin e Njësive Speciale në veri të Kosovës.

Vela ka thënë se Tanin po injoron veprimet e dhunshme të strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës, duke i fshehur faktet në terren, përcjell Bota sot.

Ai e ka quajtur këtë humbje të fondeve të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara.

Image
Postimi i Velës

“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tanin me qëllim nuk i përfshin faktet në terren. Duke injoruar veprimet e dhunshme të strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës, vetëm sa do t’i inkurajojë strukturat e tilla për të konfrontuar forcat e rendit dhe ligjit që punojnë për vendosjen e ligjit. Kjo është humbje e fondeve të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Vela në një postim në Twitter./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat