Presidentja Osmani-OKB-së: Një ditë do t’ju bashkohemi në tavolinë

Aktuale

Presidentja Osmani-OKB-së: Një ditë do t’ju bashkohemi në tavolinë

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:15
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke folur para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Para 22 viteve kam dëgjuar takimet e OKB-së për fatin popullit tonë përderisa kam qenë refugjate dhe tani si Presidente dua të ju falënderoj unë dhe populli ynë, pasi shohim shtetin tonë i cili është i pavarur dhe sovran, dhe kjo është bërë më ndihmën e aleatëve tanë”, tha Osmani.

“E ardhmja jonë është e ndritur dhe një ditë do iu bashkohemi në tavolinë”, shtoi tutje presidentja.

“Ne kemi kaluar shumë, sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe që të kthehemi mbrapa, andaj shohim para”.

“Personat në Kosovë qëndrojnë për të gjithat vlera për mirëqenie. Sot ata besojnë që të kemi gjithëpërfshirje të barabartë, ne po bëjmë gjithçka që të kthejmë besimin në realitet”.

“Më lejoni të kërkoj nga ju qe të mbani mendjen dhe zemrën e hapur për Kosovën, neve na leni punën tjetër, ne do ta bëjmë punën e duhur në bashkëpunim me vendet aleate”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat