“Të përgatiten për të vepruar”, Bytyçi kërkon aktivizimin e këtyre shqiptarëve: Ja si mund të detyrohen Macron, Borrell dhe Lajçak të ndryshojnë qëndrim

Aktuale

“Të përgatiten për të vepruar”, Bytyçi kërkon aktivizimin e këtyre shqiptarëve: Ja si mund të detyrohen Macron, Borrell dhe Lajçak të ndryshojnë qëndrim

Nga: A.Zh Më: 15 tetor 2021 Në ora: 23:22
Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka kërkuar aktivizimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Kosovës Lindore.

Duke kërkuar reciprocitet, Bytyçi ka thënë se ata duhet të veprojnë njësoj si serbët në veri të Kosovës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, vetëm atëherë do të ndryshojnë qëndrimet për Kosovën zyrtarët ndërkombëtarë që po e kritikojnë atë, veçanërisht gjatë ditëve të fundit.

Reagimi i Bytyçit në Facebook:

Shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Luginës së Preshevës kanë rastin ta ndihmojnë Kosovën për t'u çliruar përfundimisht nga ekspansioni serb. Ata duhet të përgatitën të veprojnë njësoj si serbët e veriut të Mitrovicës në vendbanimet e tyre! Duhet reciprocitet!

Atëherë Macroni, Borrelli dhe Lajçaku do të detyrohen të ndryshojnë qëndrim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat