Vetëm 786 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Vetëm 786 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 07:13
Ilustrim

​Gjatë javëve të fundit është shënuar një rënie e madhe e rasteve me COVID-19 në Kosovë. Si pasojë ka rënë edhe numri i rasteve aktive në nivel vendi.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive në nivel vendi ka zbritur në 786.

Po ashtu edhe numri i viktimave pothuajse ka rënë në zero.

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 158 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.756. Në total numri i rasteve aktive është 786”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat