Fakte që nuk i keni ditur për aksionin policor në pjesën veriore kundër krimit dhe kontrabandës

Aktuale

Fakte që nuk i keni ditur për aksionin policor në pjesën veriore kundër krimit dhe kontrabandës

Nga: N.Sh Më: 16 tetor 2021 Në ora: 13:02
Policia e Kosovës

Policia dhe Doganat e Kosovës, ditë më parë zhvilluan një operacion kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në disa pjesë të Kosovës, por këtë aksion e kryen edhe në veri.

Driton Tali këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar detaje për këtë aksionin e veriut.

Ai shkruan në Facebook se, ky aksion u zhvillua nga Prokurorja e cila është serbe, gjykatës i procedurës i cili poashtu është serb, si dhe shumica e pjesëtarëve të Policisë ishin serbë.

Në këtë aksion sipas Talit, shumica që u arrestuan janë shqiptarë, që dëshmon se ky aksion nuk ishte politik.

Postimi i plotë:

Operacioni policor në pjesën veriore të Mitrovicës:

Prokurorja e cila zhvilloi hetimet paraprake është serbe.

Gjykatësi i procedurës paraprake është serb.

Pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë të cilët morën pjesë në atë aksion shumica ishin serbë.

Ndërsa shumica e të arrestuarve dhe të kërkuarve janë shqiptarë.

Pra, ky aksion për institucionet shtetërore të Kosovës nuk ishte aspak politik por krejtësisht aksion kundër krimit dhe kontrabandës.

Pos në kokat e ..., të disa analistëve të regjimit të vjetër dhe klikës së Vuçiqit ky aksion ishte "aksion kundër komunitetit serb" (për shkak të poenave politik).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat