Vetëm ​15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Vetëm ​15 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar vetëm 15 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

“Nga 2.579 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 56 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.812. Në total numri i rasteve aktive është 745”, thuhet në raportin e MSh-së.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.726 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.

Deri më sot 666.265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat