Mbi 666 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti Covid në Kosovë

Aktuale

Mbi 666 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti Covid në Kosovë

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 726 doza të vaksinës kundër COVID-19, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

MSH ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.497.408 doza të vaksinës.

Deri më sot 666 mijë e 265 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës antiCovid.

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 15 raste të reja me Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat