Mbi 3 mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë në mbrojtje të votës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Aktuale

Mbi 3 mijë policë, 35 gjyqtarë dhe 80 prokurorë në mbrojtje të votës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 06:47
Konferenca per media

Qytetarët e Kosovës sot do t’i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.

E për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve do të ketë bashkëpunim ndërinstitucional për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Për këtë proces zgjedhor, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi ka thënë se për katër muaj ky institucion ka përgatitur këtë proces për mbajtjen e zgjedhjeve.

Kryetari i KQZ-së, Radoniqi ka thënë se kanë bërë kërkesë në Qeveri për heqjen e përkohshme të orës policorë, për 48 orë për shtunën dhe dielën.

Derisa theksoi se ende nuk kanë marrë përgjigje.

Në këtë konferencë, Laura Pula nga Prokuroria e shtetit ka thënë se kanë krijuar mekanizmat për një proces të mirëfilltë.

“Mision është mbrojtja e votës së qytetarit”, tha ai. Kemi 80 prokurorë kujdestar në 38 komunat e Kosovës. Nëse do të ketë keqpërdorim të votës, prokuroria dhe policia do të ndalojnë dhe arrestojnë qytetarët, por edhe ata që mundësojnë këtë””, tha ajo.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se policia ka krijuar urdhër Planin operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit, sigurim dhe shpërndarje të materialit sensitiv.

Ai ka thënë se në ditën e zgjedhjeve do të jenë të angazhuar 3552 zyrtarë policorë.

Ndërsa, edhe KGJK ka 35 gjyqtarë kujdestar në nivel vendi në ditën e zgjedhjeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat