Në shkollën e këtij qyteti, disa qytetarë nuk e gjejnë emrin

Aktuale

Në shkollën e këtij qyteti, disa qytetarë nuk e gjejnë emrin

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Disa prej qytetarëve të Prizrenit nuk kanë arritur të gjejnë emrin e tyre në shkollën “Abdyl Frashëri”.

Sipas menaxherit të kësaj qendre, Alidin Flugaj, kjo ka ndodh për shkak të lëvizjes së votuesve të ri në një shkollë tjetër.

“Në këtë shkollë janë të regjistruar 10 mijë votues, qendra e votimit është hapur me kohë, janë bërë të gjitha përgatitjet me kohe, tashmë votuesit kanë ardhur me kohë”, ka thënë Alidin Flugaj.

“Për pjesën teknike ne nuk mund të përgjigjemi se nuk e dimë, ne i kontrollojmë sipas të dhënave të KQZ-së, dhe ku ata mund të gjejnë vendvotimin e tyre”.

“Me sa kam informata kam dëgjuar se votuesit e ri janë vendosur në shkollën “11 marsi”, ka thënë Flugaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat