​Zgjedhjet në Kamenicë, deri në orën 11:00 votuan 9,70 %e qytetarëve

Aktuale

​Zgjedhjet në Kamenicë, deri në orën 11:00 votuan 9,70 %e qytetarëve

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Në komunën e Kamenicës deri në orën 11:00 kanë votuar 9,70 për qind e qytetarëve. Në këtë komunë të drejtë vote kanë mbi 35 mijë qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi komunal zgjedhor, Agim Kastrati i cili theksoi për KosovaPress, se qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe nuk janë evidentuar parregullësi.

"Deri në orën 11 kanë votuar 3223 qytetarë, apo shprehur në përqindje 9,70 për qind. Deri më tani nuk ka pasur parregullësi", ka thënë ai.

Numri i qendrave të votimit në Kamenicë është 28 dhe 54 vendvotime.

Kandidatët për kryetarë të komunës së Kamenicës janë: Qëndron Kastrati nga PSD, Kadri Rahimaj nga LVV, Jeton Biqkaj nga LDK, Muhamet Kallaba nga PDK, Faton Jakupi nga AAK dhe Albert Seemaxhaj nga Nism. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat