Ish deputeti i PDK-së shoqërohet në polici, pasi kërcënoi asistentin e qendrës së votimit në Polac

Aktuale

Ish deputeti i PDK-së shoqërohet në polici, pasi kërcënoi asistentin e qendrës së votimit në Polac

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:56
Gani Koci

Para pak minutave në qendrën e votimit në fshatin Polac ka ndodhur një incident mes ish deputetit të PDK-së, Gani Koci, dhe asistentit të qendrës së votimit Veton Koca.

Deri tek incidenti ka ardhur pasi që ish deputeti Koci, ka provokuar dhe ofenduar Mentor Koca duke e quajtur tradhtar që po përkrah familjen Jasharin dhe se sipas tij ai e ka bërë me shtëpi.

Për këtë rast menaxheri i qendrës së votimit ka njoftuar policinë e Kosovës dhe tani njësia FIT ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe i njëjti sipas informacioneve nga menaxheri i qendrës së votimit, Gani Koci është shoqëruar në Polici.

Vlen të përmendim që raste të tilla të presionit, shantazhit dhe kërcënimit ka pasur dhe gjatë ditës së sotme.

Andaj Lista e Pavarur Bekim Jashari bënë apel për oponentët politik që të ndalin tentimet për manipulime, kërcënimet e shantazhet sepse qytetarët tashmë kanë vendosur për kryetarin e tyre i cili do t’i udhëheq në 4 vitet e ardhshme.

Njëkohësisht kërkon nga Policia dhe prokuroria që të vazhdojnë të kujdesen për mbarëvajtjen e rregullt të procesit zgjedhor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat