(E plotësuar) - Janë numëruar mbi 57% të votave në komunën e Gjakovës.
Në përditësimin e fundit në KQZ, Ardian Gjini është në epërsi me 47.94% të votave.
Ardian Gjini i AAK-së ka 11.174 vota.

Ndërkohë në vendin e dytë qëndron Mimoza Kusari Lila me 8.879 apo 38.09% të votave.
Ferdinand Kolaj ka 1.299 vota apo 5.57%.
***
Është duke u zhvilluar dramë në komunën e Gjakovës, gjatë numrimit të rezultateve zgjedhore.
Ajo që bie në sy është rezultati befasues që tregon se kryetari aktual dhe kandidati i AAK-së, Ardian Gjini po fiton pa balotazh, transmeton "Bota sot".
Gjini ka 50.78% të votave të numruara deri më tani, ndërsa kandidatja e LVV-së, Mimoza Kusari- Lila 34.38%.
Mbetet të shihet nëse AAK do ta mbajë këtë rezultat, deri në përfundimin e votave.