Cila parti do ta dominojë Kuvendin Komunal në Viti?

Aktuale

Cila parti do ta dominojë Kuvendin Komunal në Viti?

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 15:33
Ilustrim

Në asamblenë komunale të Vitisë edhe këtë vit do të ketë më së shumti asamblistë nga partia që e ka udhëhequr deri tash këtë komunë, Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kjo parti ka fituar 7,366 vota për asamble apo 40.40% nga totali i votave të qytetarëve që morën pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

LDK pasohet nga Lëvizja Vetëvendosje më 5,035 vota apo 27.62% të votave. Kurse, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 4,768 vota apo 26.15%, pasur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës më 730 vota apo 4% në asamble.

Partia Aleanca Kosova e Re ka fituar 261 vota për asamble komunale ndërsa Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka fituar 72 vota për kategorinë asambliste.

Këto të dhëna të KQZ-së, janë nga numërimet e 100% të votave të 17 tetorit.

Komuna e Vitisë për të zgjedhur të parin e komunës do të shkojë në balotazh. Në këtë sfidë do të përballen Sokol Haliti nga LDK dhe Arsim Ademi nga LVV.

Haliti në zgjedhjet e 17 tetorit ka fituar 41.78% të votave, kurse Ademi 34.85%. Në balotazh këtë vit për zgjedhje komunale do të shkojnë 21 komuna. Këtu mund t’i gjeni rezultatet preliminare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat