Fetah Rudi: Bekim Kastrati e Besim Dajaku u vranë në tradhti nga të pabesët

Aktuale

Fetah Rudi: Bekim Kastrati e Besim Dajaku u vranë në tradhti nga të pabesët

Nga: M.L. Më: 19 tetor 2021 Në ora: 16:04
Fetah Rudi

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Fetah Rudi, ka përkujtuar sot gazetarin Bekim Kastrati dhe ish-truprojën e Presidentit Rugova, që u vranë 20 vjet më parë në një pritë të organizuar në Skenderaj.

Rudi ka thënë se do të kalojnë edhe shumë vite, por Beimi e Besimi nuk do të harrohen kurrë.

Ai ka thënë se Bekimi e Besimi u vranë në tradhti nga të pabesët.

“Edhe shumë vite e mote do të shkojnë, por ata nuk do të harrohen kurrë! Luftëtarët e lirisë dhe të Pavarësisë së Kosovës, gazetari i Bota Sot, Bekim Kastrati, dhe truproja e Presidentit Rugova, Besim Dajaku, te cilët u vranë në tradhti nga të pabesët dhe ata që ishin kundër lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës”, shkroi Rudi  në Facebook.

Sipas tij, sot familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët i kujtojnë me epitetin më të lartë këta trima të lirisë.

“E kemi obligim që ne çdo moment të punojmë, që drejtësia për Besimin dhe Bekimin të vije në vendin e duhur. Lavdi jetës dhe veprës së Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit! I përjetshëm kujtimi për ta!”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat