Haxhiu: Flini rehat, për sa kohë është Kurti kryeministër, nuk do të ketë Asociacion

Aktuale

Haxhiu: Flini rehat, për sa kohë është Kurti kryeministër, nuk do të ketë Asociacion

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 23:45
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se për sa kohë Albin Kurti të jetë kryeministër i Kosovës, Asociacioni i Komunave Serbe (i njohur si Zajednica) nuk do të bëhet.

Madje Haxhiu tha se në Kuvend do të hidhte prapë gaz lotësjellës në rast se do të kërcënohej përsëri sovraniteti i vendit.

“Le të flenë rehat, nuk do të bëhet Zajednica në Republikën e Kosovës, jo për sa kohë është Albin Kurti kryeministër i Kosovës”, siguroi Haxhiu.

“Në momentin që Qeveria jonë e rrezikon territorin, sovranitetin e venditm unë si ministre e Drejtësinë e bashkë me deputetët e opozitës kisha hedh prapë gaz lojtësjellës në Kuvend”, është shprehur Haxhiu.

“Ata dojshin me bosnjezu Kosovën, a i dini pasojat se çfarë do të ndodhte nëse kalonte ajo marrëveshje?”, ka thënë Haxhiu.  

“Ata sot na akuzojnë për dica që kanë tentuar ta bëjnë vetë. As vetë nuk ju besojnë akuzave  që na bëjnë ata”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat