Pas humbjes së Bekim Jasharit në Skenderaj, revoltohet analisti nga Amerika – kritikon ashpër këta persona

Aktuale

Pas humbjes së Bekim Jasharit në Skenderaj, revoltohet analisti nga Amerika – kritikon ashpër këta persona

Nga: A.M Më: 21 tetor 2021 Në ora: 09:05
Bekim Jashari

Analisti nga Amerika, Binak Maxharraj ka komentuar sërish zgjedhjet në komunën e Skenderajt.

Ai u shpreh i revoltuar pas rezultateve në këtë komunë, ku Bekim Jashari djali i heroit Hamëz Jashari humbi zgjedhjet në vendlindjen e tij.

Maxharraj tha se në këtë komunë u vodhën vota, vetëm me qëllim që Jashari të mos i fitojë zgjedhjet.

“Se si po vritet Ademi dhe Hamëza për së dyti u pa të dielën kur këta komandat të kaçubave me parat e vjedhura milionëshe pas luftës me dredhi, mashtrime dhe frikësime po i blejnë votat e drenicasve kundër familjes së Jasharajeve që i biri i tyre Bekim Jashari të mos i fitoj zgjedhjet për kryetar të Skenderajt”, shkroi në Facebook ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Herën e parë e vrau Serbia duke e angazhuar të tërë atelierin e rëndë kundër një familje ku u masakruan i madh e i vogël mbi 58 anëtarë nga kjo familje, pa i ardhur në ndihmë askush nga ata të ashtuquajturit komandant të luftës, por shikonin nga larg dhe bënin sehire.

Bile për të mbaruar punën Serbia me lehtë me këtë familje heroike dhe atdhetare këta komandant e lanë pa armë ia ndalën ndihmat për blerjen e armëve të dërguara nga diaspora gjatë luftës.

Por, këta komandant të kaçubave pas luftës ia vodhën edhe mjetet financiare për ndërtimin e memorialit të Jasharajve, i cili mbeti sot e kësaj dite pa përfunduar.

Këta komandant të kaçubave në emër dhe në thirrjen në familjen emblematike të Jasharajve përfituan shumë pas luftës me rrena e dallavere, me hajni dhe plaçkitën dhe u bënë milionerë.

Herën e dytë po tentojnë ta vrasin edhe pas luftës në liri. Se si po vritet Ademi dhe Hamëza për së dyti u pa të dielën kur këta komandat të kaçubave me parat e vjedhura milionëshe pas luftës me dredhi, mashtrime dhe frikësime po i blejnë votat e drenicasve kundër familjes së Jasharajeve që i biri i tyre Bekim Jashari të mos i fitoj zgjedhjet për kryetar të Skenderajt.

Po kush e meriton më shumë të jetë për kryetar të Skenderajt se sa familja e Jasharajve. Jo askush e aq më pak të preferuarit e komandantëve të kaçubave të cilëve Serbia nuk ua vrau as pulat e shtëpisë.

Kjo është vrasja e dytë e Adem dhe Hamëz Jasharaj, por tani jo nga Serbia, por nga vetë komandantët e kaçubave te cilët nuk lanë gjë pa bërë që Bekimi të mos fitoj.

Pra, kjo nuk është Drenica e Shaban Polluzhës, e Bajraktarëve, nuk është Drenica e Azem e Shotë Galicës.

Por, kjo është Drenica e Hashim Thaçit, është Drenica e cubave e hajnave, mashtruesve të cilët ia morën fytyrën Drenicës heroike dhe krenare gjatë gjithë historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat