Rezultati në zgjedhjet lokale, Shasha vjen me një thirrje për VV-në

Aktuale

Rezultati në zgjedhjet lokale, Shasha vjen me një thirrje për VV-në

Nga: G.B Më: 21 tetor 2021 Në ora: 09:19
Albin Kurti

Demush Shasha nga Instituti EPIK ka komentuar rezultatin e VV-së në zgjedhje dhe deklaratat e tyre pas rezultatit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se po të kishte fituar në shumicën e komunave, VV do të thoshte se “ky është ri-konfirmim i vullnetit të 14 shkurtit”, ndërsa pasi nuk ka fituar, thotë se “Zgjedhjet komunale nuk kanë të bëjnë asgjë me 14 shkurtin”, përcjell Bota sot.

Shasha ka thënë se VV duhet ta lë këtë debat dhe si partia më e madhe që ka treguar qeverisje të mirë për këta 8 muaj, duhet ta pranojë se nuk ka shkuar diçka mirë me zgjedhje lokale dhe të mësojë nga gabimi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Po të kishte fituar VV pjesën dërrmuese të komunave, patjetër se VV-ja do kishte thënë: “Ky është ri-konfirmim i vullnetit të 14 shkurtit!”

Tani që nuk kanë arritur rezultatin e synuar thonë: “Zgjedhjet komunale nuk kanë të bëjnë asgjë me 14 shkurtin”.

Pra, sa më shpejt VV lënë këtë debat kot, aq më mirë. VV është parti më e madhe në vend. Ka treguar një qeverisje të mirë këto 8 muaj. I ka hije të tregojë zemërgjerësi dhe të pranojë se ka diçka që nuk ka shkuar mirë me zgjedhjet komunale dhe të mësojë nga gabimet e bëra. Njëjtë siç ka mësuar opozita nga 14 shkurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat