Haziri-LDK-së: Çdo tentim për të fituar në garë politike me mjete të ulëta denigruese, është e kotë

Aktuale

Haziri-LDK-së: Çdo tentim për të fituar në garë politike me mjete të ulëta denigruese, është e kotë

Nga: A.SH Më: 21 tetor 2021 Në ora: 11:12
Fitim Haziri

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka akuzuar rëndë Lidhjen Demokratike të Kosovës për manipulim votash në zgjedhjet lokale 2021.

Sipas Bulliqit, LDK ka shpërndarë edhe disa fotografi, kinse ai është me një femër.

Për këtë ka reaguar deputeti i VV-së, Fitim Haziri i cili ka thënë se familja dhe morali, janë pika që nuk duhet të preken nga askush, asnjëherë, për asnjë çmim.

Andaj sipas tij, çdo tentim për të fituar në garë politike me mjete të ulëta denigruese, është e kotë, siç ka qenë në shumë raste në të kaluarën.

Postimi në Facebook:

Çdo tentim për të fituar në garë politike me mjete të ulëta denigruese, është e kotë, siç ka qenë në shumë raste në të kaluarën.

Familja dhe morali, janë pika që nuk duhet të preken nga askush, asnjëherë, për asnjë çmim.

Pavarësisht garave, të gjithë ne duhet ta ruajmë anën njerëzore. E nëse dikujt i mungon një gjë e tillë, atëherë nuk i duhet asgjë as politika, as fitorja, e qe besa asgjë tjetër.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat