Meta i LDK-së - Bulliqit: Ik, ik prej skene, o Agim Bahtiri i Llapit!

Aktuale

Meta i LDK-së - Bulliqit: Ik, ik prej skene, o Agim Bahtiri i Llapit!

Nga: M.L. Më: 21 tetor 2021 Në ora: 15:59
Bardhyl Meta

Zyrtari dhe ish deputeti i LDK-së, Bardhyl Mehta i ka reaguar sot kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi pas akuzave se LDK po bën propagandë kundër tij.

Meta e quan Bulliqin si “Agim Bahtiri” i Llapit. Sipas tij, Bulliqi shau e përbalti llapjanët që nuk e votuan në zgjedhjet e 17 tetorit.

SHPEJTIM BULLIQI, KY AGIM BAHTIR I LLAPIT!

Shpejtim Bulliqi, kandidati i VV'së për kryetar të Podujevës - i cili bashkë me KM-në Kurtin premtonin fitore të thellë në Podujevë - siç dihet, përjetoi një përmbysje spektakulare të rezultateve dhe premtimeve që i kishte dhëne Parisë së VV-së dhe Llapjanëve! - Dje ky sharrllatan e Agim Bahtir i Llapit, kishte një intervistë ku siç e ka zakon ai (njihet për gjuhë të ndyrë dhe t’përdalë!) - s’la Personalitet Llapjan pa e sha e pa e përbaltë, thue Ti, se kanë faj Llapjanët pse atij i skadoi afati i përdorimit të një hershëm nga VV?!”, shkruan Meta në Facebok.

Ai kujtoi edhe kohën kur Bulliqi korrigjonte hartat për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

- Njëjtë, për një përdorim, ishte edhe atëherë, kur zbulonte harta dhe kujdestaronte ne tv, duke korrigjuar herë hartat e Departamentit Amerikan të Shtetit, herë ato të ekspertëve Britanik e Gjerman dhe herë hartat e NATO-s me të cilat kjo kishte bombarduar caqet serbe dhe kishte nënshkruar marrëveshjen e Kapitullimit të Serbisë, duke vijëzuar me milimetra çdo cep te Kosovës prej nga Serbia dhe Mali Zi, duhet te mbanin distance te saktësuar prej dhjetëra kilometrash!? Kosovarët - që atëherë (2016/2017) shkaku i grupit të këtij sharllatani - humbën rastin ideal që në grup me Ukrainën dhe Georginë të lëvizin të lirë dhe pa Visa!”u shpreh Meta.

Sipas Metës, intervista e mbrëmshme, ia përmbylli përfundimisht karrierën e tij të shkurtë të Kryetarit Podujevës

Kah po e ndëgjoja dje kur si një vajtojcë - në një intervistë e cila me shumë gjasë ia përmbylli përfundimisht karrierën e tij të shkurtë të Kryetarit Podujevës - për besë - m’erdhi tug! Edhe Vajtojcë, por edhe lyp sadakë, edhe shanë dhe përbaltë e përçanë Llapjanët - edhe ua do Votën! Ik, ik prej skene, o Agim Bahtiri i Llapit!”, përfundoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat